Përsëri kapen klandestinë në ujërat italiane (26 Janar 1999)
Tashmë është bërë e zakonshme që çdo natë ujërat italiane të preken nga gomonet dhe skafet shqiptare të mbushura me klandestinë.Dhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesin e sotëm, Guardia di Finanza ka ndaluar dy gomone në ujërat italiane me rreth 90 klandestinë, shqiptarë, kosovarë dhe pak kurdë.
Dy drejtuesit e gomoneve janë kapur nga Policia Italiane ndërsa dy të tjerë kanë mundur të shpëtojnë. Policia italiane ndoqi procedurën e zakonshme të riatdhesimit për shqiptarët dhe të sistemimit nëpër qendrat e rehabilitimit për kosovarët. Ndërkaq në ujërat e Pulias Eshte gjetur dhe kufoma e nje njeriu qe dyshohet te jete ose skafist ose klandestin kosovar i cili është mbytur gjatë manovrave të gomoneve për t’u shpëtuar patrullimit italian./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori