Ironia e fatit, 17-vjeçari humb jetën pasi merr dhuratën e prindërve për Krishtlindje


Ironia e fatit, 17-vjeçari humb jetën pasi merr dhuratën e prindërve për Krishtlindje

08:51 26/12/2019

Një ironi e fatit ishte rezervuar në mbrëmjen e Krishtlindjes për një 17 vjeçar italian. Djali i kishte kërkuar prindërve që t’i blinin një motor në këtë ditë të shenjtë festë dhe ata ia  kishin plotësuar dëshirën.

Por në provën e parë që ai ka bërë, është aksidentuar për vdekje. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Fiume Veneto , në provincën e Pordenone.

Policia është ende duke hetuar ndërsa dyshohet se i riu ka bërë një manovër të gabuar në një kthesë pranë shtëpisë, duke u përplasur me një mur betoni. /tvklan.al






Të ngjashme