Taksa solidaritetit rrezikon të mos jepet më (27 Janar 1999)
Taksa e solidaritetit ka futur në sherr anëtarët e Qeverisë. Kjo taksë ka hapur konfliktin më të ri mes ministrave Koçi dhe Angjeli. Taksa e solidaritetit është një fond e cila u jepet forcave ushtarake të mbrojtjes dhe të rendit nga paratë që secili buxhetor duhet të japë në ditën e rrogave si dhe taksat nëpër pikat kufitare. Kjo taksë edhe pse ka hyrë në fuqi prej tre muajve u është dhënë policëve vetëm një herë.
Krerët e Rendit u kanë thënë se fajin e kanë drejtuesit e Ministrisë së Financave. Por krerët e Financave kanë deklaruar se të gjitha fondet e taksës së solidaritit ua kanë dorëzuar krerëve të Rendit. Ministri Angjeli deklaroi se fondi është dhënë dhe mosvajtja në destinacion e lekëve nuk është difekt i tyre. Ministri Koçi tha se nëse Angjeli insiston në të tijën ai do të bëje kërkesë padie për të. Por sot gjakrat mes dy ministrave janë ulur pas krijimit të dy grupeve të punës nga të dyja Ministritë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj