Historia e mbretërimit të Princ Vidit
Autori: Blendi Fevziu
23:26 11/07/2012Në emisionin “Opinion” ndoqët disa pamje nga të xhiruara në Mars të vitit 1914, kur Vilhelm Vidi mbërriti në Durrës për t’u bërë princi i parë i shtetit të pavarur shqiptar. Princi gjerman Vidi ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Gjermanisë kur iu ofrua të drejtonte Shqipërinë.
Aventurat e Princ Vidit janë përmbledhur në një libër mjaft interesant të titulluar “Princi i shqiptarëve” nga Artan Lame. Ky libër përmes imazheve, shumica prej tyre të botuara për herë të parë, risjell historinë e mbretërimit të principatës së Princ Vidit.
Autori Lame u shpreh: “Të gjithë atë epokë unë e përcaktoj si përpjekjen e dy botëve aliene me njëra-tjetrën, që përpiqeshin të bashkëjetonin, por nuk arrinin të kuptoheshin dhe nuk kishin gjuhë të përbashkët”./tvklan.al