KESH pret shiun që të mbushen hidrocentralet (26 Janar 1999)
Nëqoftëse shqiptarët do të furnizohen me energji vendase, hidrocentralet e kaskadës së Drinit rrezikojnë të dalin jashtë përdorimit. Kështu energjia e huajtur sipas Drejtorit të KESH, Alfred Paloka do të vazhdojë si e tillë për një kohë të papërcaktuar. Ndërsa presin reshjet, drejtuesit e KESH-it kanë pranuar edhe përgjegjësitë.
“Shpresojme që së shpejti ndoshta me ndryshimin e situatës energjitike, presim dhe shira, kjo gjendje do të përmirësohet. Natyrisht përgjegjësia është edhe brenda nesh të KESH-it sepse për këto situata duhej që prej kohësh të merreshin masa që të mos arrinim në këtë gjendje.”/tvklan.al