Vrasja në Durrës – (14 Mars 2000)


Vrasja në Durrës – (14 Mars 2000)

16:15 14/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një i ri kryeqytetas vritet në plazhin e Durrësit. Alban Dani 26 vjeç nga Tirana ka mbetur i vdekur pas një breshërie të gjatë kallashnikovi. Ngjarja ka ndodhur sot në pistën e plazhit të Durrësit, ku i riu Dani ishte më një shok të tij. Sipas nëndrejtorit të policisë Arben Ruçi viktimës i janë gjetur një shumë parash prej 28 mijë markash në xhep. Sipas tij plagët e mëdha i kanë shkaktuar Danit vdekje të menjëhershme. Sipas krerëve të policisë dhe prokurorisë së Tiranës Alban Dani ka qenë në listën e e atyre që do të pyeteshin në lidhje me vrasjen e Ilir Bardhit, brenda në qelinë e ajrimit të burgu 313.

Sipas një zyrtari të lartë të policisë së Tiranës, Dani nuk ishte shpallur në kërkim, po ndiqej pasi ai ka qenë shok i ngushtë i Denis Ginës dhe Median Shehut, të vrarë një vit më parë. Vrasja e Danit vjen sot vetëm 4 ditë pas ekzekutimit të Ilir Bardhit burgun special 313 të Tiranës.

Bardhi akuzohej për vrasjen e Ginës dhe Shehut në bashkëpunim. Vetëm pak momente pas ekzekutimit të Bardhit arrestohet Roland Kosturi të cilit i kapet dhe arma e krimit. Ndërkohë në seancën e masës së sigurisë Kosturi nuk pranoi se ishte vrasës i Bardhit. Vrasja sot në plazhin e Durrësit të të riut Alban Dani një prej miqve të vetëm të mbetur gjallë nga grupi i dikurshëm i shokëve, Gina, Shehu, Borova e Bardhi errëon koma më shumë pikpyetjet e serial vrasësve pasi autorët e vrasjes së sotme nuk janë zbuluar ende.

I vetmi njeri që mund të hedh dritë mbi vrasjet e njëpasnjëshme mbetet Roland Kosturi, i akuzuar si ekzekutor i Bardhit, i cili po ruhet fort në spitalin e burgut./tvklan.al

Gazetar – Eduard Frangaj






Të ngjashme