5-vjeçari i bie të atit nga makina
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Një 5 vjeçar ra aksidentalisht nga automjeti i të atit, duke mbetur i plagosur. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 17:25 minuta në lagjen “Skënderbeg”.
50-vjeçari me iniciale H. K. udhëtonte me 4 fëmijët e tij kur i mituri ra nga mjeti. 5-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë autoritetet policore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al