Ilir Meta, Fatos Nano për mesashin e Ollbrajt – (15 Mars 2000)


Ilir Meta, Fatos Nano për mesashin e Ollbrajt – (15 Mars 2000)

22:40 15/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Meta dhe kreu socialist Nano kanë kmentuar sot mesazhin e sekretares amerikane të shtetit Medlin Ollbrajt. Në këtë mesazh ajo i drejtohet kryeministrit Meta. “Ne mbështesim vendosmërinë tuaj për hapat konkretë që keni marrë”. Ajo ka kërkuar gjithashtu arritjen e konsensusit ndërpartiak mbi kuadrin ligjor për zgjedhjet lokale.

Sipas kreut socialist ky mesazh është mbështetje për qeverisjen, ndërsa për kryeministrin Meta një motiv shumë i rëndësishëm për më shumë angazhim.

Fatos Nano:- “Është një konfirmim i suksesit të vizitës së zonjës Ollbrajt në Tiranë dhe i seriozitetit dhe i përgjegjësisë me të cilin autoritetet e qeverisë shqiptare e trajtuan vizitën e saj. Unë e konsideroj një dokument politik shumë të rëndësishëm për PS gjithashtu”.

Kryeministri Ilir Meta:- “Unë mendoj se mesazhi i sekretares amerikane të shtetit zonjës Ollbrajt është tepër i qartë në mbështetje të qeverisë, të prioriteteve të saj për të forcuar akoma më tej stabilitetin në vend, për të forcuar rendin dhe istitucionet dhe është një tjetër inkurajm që I bëhet qeverisë mbas vizitës së saj në Tiranë. Qeveria është tepër e angazhuar për të mos i zhgënjyer partnerët tanë ndërkombëtar dhe për të rritur ritmin dhe cilësinë e qeverisjes”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme