Sport, merkato dimërore(28 Janar 1999)


Sport, merkato dimërore(28 Janar 1999)

12:07 28/01/1999

Ndonëse ka përfunduar faza e parë dhe ndërkohë po luhet Kupa, vazhdon merkato dimërore e transferimeve të futbollistëve ndërmjet klubeve shqiptare të kategorisë së parë. Sapo kanë përfunduar procedurat për sulmuesin Miloti i cili do të qëndrojë në Shkodër tek Vllaznia. E hapur mbetet çeshtja Kaçaj.

Në tentativë për t’u larguar na Vllaznia, lojtari i kombëtares ka konfirmuar se firma e tij është e falsifikuar. Në pritje për të zgjidhur këtë konflikt Kaçaj preferon një formacion bregdetar për të luajtur në fazën e dytë. Apollonia e Fierit është skuadra më e goditur e merkatos. Tashmë ka përfundur transferimi zyrtar i sulmuesve Haxhiaj dhe Hijaiçi të cilët do të veshin fanellën e Vllaznisë.

Lëvizje e fuqishme mund të konsiderohet dhe ardhja tek Besa e mbrojtësit elbasanas Muça. Sidoqoftë, protagonistë të këtij procesi duhen konsideruar dy klubet Teuta dhe Flamurtari. Merkato e dimrit do të mbyllet javën e ardhshme në prag të fillimit të fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar./tvklan.al






Të ngjashme