Shtyhet gjyqi ndaj ish presidentit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj (29 Janar 1999)


Shtyhet gjyqi ndaj ish presidentit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj (29 Janar 1999)

15:17 29/01/1999

Vehbi Alimuçaj mbetet përsëri në burg. Sot në Gjykatën e Kasacionit është zhvilluar seanca për revokimin e masës së arrestit për ish bosin e VEFA-s, Vehbi Alimuçaj. I arrestuar disa muaj më kërkesë të komisionit antifajde në Gjykatën e Faktit, ndaj Alimuçaj u vendos arresti me burg pa afat.

Në Apel avokatët kërkuan arrest shtëpie pasi ai vuante nga një sëmundje. Por dhe pas kësaj gjykatësit e apelit kanë lënë në fuqi arrestin me burg. Pas kësaj Alimuçaj u ankua në Gjykatën e Kasacionit ku sot ishte caktuar seanca e shqyrtimit për ndryshimin apo jo të masës së arrestit.

Por përsëri i pafat Alimuçaj pasi dhe seanca e sotme nuk u zhvillua për shkak se Nënkryetari i Gjykatës së Kasacionit i cili ishte ngarkuar me këtë çeshtje është i sëmurë në spital. Seanca u shty për një ditë tjetër duke shtyrë më shumë ditët në qeli dhe duke pakësuar shpresat për ish presidentin e firmës VEFA./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme