Itali hetimet për misionin Ylberi – (18 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Rregjistrat kryesor të administratës të misionit Ylberi në Vlorë janë falsifikuar. Ekzistojnë rregjistra fantazëm por që nuk dihet se kurë do të zbulohen. Ka qenë ky përfundimi i prokurorisë italiane, e cila vazhdon hetimet në lidhje me këtë çështje.
Katër persona janë arrestuar së fundi për falsifikimin e rregjistrave të administratës së kampit të cilët i shtohen listës së të ndaluarve të deritanishëm. Pas arrestimeve të katër drejtuesve Italian të kampit, tronditjet janë ndjerë edhe në anën shqiptare të Adriatikut.
Pra skandali i nisur një vit më parë në shpërdorimin e ndihmave italiane për kosovarët në Vlorë, shpërdorim i cili ka arritur në miliarda lireta, duket se do të shtoj listën italo-shqiptare të atyre që i kanë marrë këto ndihma./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori