Dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin, arrestohet anëtari i Nismës


Dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin, arrestohet anëtari i Nismës

12:05 29/12/2019

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kërcënuar Albin Kurtin.

Bëhet fjalë për Haxhi Hotin, anëtarin e Nismës Socialdemokrate, i cili bëhet e ditur se në Facebook kishte shkruar: “Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, postim të cilin raportohet se e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik.

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

“Personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjetur në shtëpi. Të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes në polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 ore për procedura të mëtejme”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha./klankosova






Të ngjashme