Majko inspekton trupat ushtarake të Divizionit të Këmbësorisë (29 Janar 1999)
Ushtria Shqiptare përgatitet për të përballuar një sulm të mundshëm të ushtrisë serbe në veri të vendit. Kryeministri Majko i shoqëruar nga Ministrat Hajdaraga, Ulqini dhe Ambasadorja Amerikane, Mariza Lino, ka inspektuar trupat ushtarake të Divizionit të Këmbësorisë së Kukësit. Majko është interesuar për masat e gadishmërisë ushtarake dhe për ruajtjen e depove të armatimit.
Kryeministri Majko në takimin me komandantin e Divizionit të Kukësit, Hulusi Lame, është shprehur se Shqipëria është për zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë, por e ndjen për detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Vetëm një ndërhyrje ushtarake e NATO-s në Kosovë, do të parandalojë zgjerimin e konfliktit ka thënë Majko në prani të Ambasadores Lino./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame