Nis sezoni i provimeve në Universitetet e Tiranës (29 Janar 1999)
Prag sezoni për studentët e shkollave të larta. Fundi i muajit Janar ka shënuar dhe fillimin e sezonit të provimeve për poothuajse të gjitha degët e shkollave të larta.Fundi i javës së kaluar ka mbyllur semestrin për disa degë si gazetaria dhe ekonomikun dhe ka kanë patur provimin e parë të këtij sezoni.Sipas Rektoratit të Universitetit është menduar që fundi i Shkurtit të mbyllë sezonin e provimeve për të gjitha degët.
Në këtë periudhë pas grevës së studentëve, u arrit një farë liberalizimi në mësimdhënie duke filluar që nga mungesat por dhe në mënyrën e dhënies së provimeve. Janë disa lëndë të cilat rektorati i ka quajtur si më të rëndësishmet ku studentët duhet të përgjigjen në provimet semetrale, ndërsa për lëndët e tjera në dhënien e notës do të ndikojë përgatitja e studentëve gjatë semestrit pedagogjik./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj