Përkujtohet 110 vjetori i krijimit të shkollës “Harry Fultz” (29 Janar 1999)


Përkujtohet 110 vjetori i krijimit të shkollës “Harry Fultz” (29 Janar 1999)

14:27 29/01/1999

Në 110 vjetorin e lindjes së saj rivlerësohet shkolla Harry Fultz. Pedagogu amerikan Harry Fultz, i cilësuar si njeriu që gjithë jetën ia kushtoi punës dhe u përpoq të vendoste një mendim të ri mbi të, ishte drejtor i shkollës teknike në Tiranë nga viti 1921 deri në 1933 ku shkolla është mbyllur nga Zogu.

Harry Fultz jo vetëm pedagog por dhe njeri që ndërtoi një shkollë të tipit perëndimor ku u arrit që një pjesë e saj të financohej nga vetë shkolla. Kjo shkollë është rihapur në vitin 1993 prej nga dalin teknikë të mesëm për biznes, elektronikë dhe transport. Shkolla financohet nga një fondacion amerikan ku formuluesja është vajza e Harry Fultz.

I cilësuar nga regjimi si armik, ai është dënuar dhe studentët e tij janë burgosur. Kjo ishte historia e Harry Fultz, e përkujtuar në 110 vjetorin e tij./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme