Katy Perry flet për problemet e shëndetit mendor
Katy Perry ka folur për herë të parë rreth problemeve me shëndetin mendor.
Këngëtarja 35-vjeçare ka thënë se është përballur me një betejë me depresionin dhe u shpreh se një ndihmesë të madhe për ta përballuar gjendjen shëndetësore e ka pasur nga i fejuari i saj Orlando Bloom.
Periudha më e vështirë për të ka qenë veçanërisht mes 2017 dhe 2018, ku Katy ishte në vështirësi të madhe dhe ishte në regjim shtrati.
Këngëtarja 35-vjeçare për muajin Janar do të jetë në faqen e parë të revistës Vogue, me një fustan me materiale të riciklueshme.
Klan Plus