Transportonte shtetas të huaj drejt Shkodrës, pranga 54-vjeçarit
Policia ka arrestuar në flagrancë një 54 vjeçar pasi po transportonte disa shtetas të huaj drejt Shkodrës.
Shtetasi E.J., 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë u arrestuar në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjeti e tij tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. /tvklan.al