Ambasadori Limpreht në Berat – (23 Mars 2000)


Ambasadori Limpreht në Berat – (23 Mars 2000)

10:45 23/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ambasadori Amerikan Josef Limpreht pas vizitës në Gjirokastër dhe Kuçovë, sot mbrrin në Berat, i cili do të vazhdoj turin e tij nëpër shqipëri. Duke falenderuar për pritjen në këtë qytet ka treguar edhe misionin e tij, të takohet dhe njoh njerëz jashtë kryeqytetit Tiranë, gjë e cila i jep mjaft kënaqësi. Është kjo edhe një nga porositë e sekretares amerikane të shtetit Medlin Ollbrajt.

Për herë të parë ambasadori Limpreht është shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, duke shprehur kënaqësi që i jepet mundësia të sjell gruan, Limpreht mendon se ajo dëshiron të njoh shqipërinë njerëzit dhe punën këtu.

Sëfundmi Limpreht është shprehur se diplomatët apo njerëz të këtij niveli duhet të dalin jashtë nëpër rrethe. Jo vetëm qëndrim në zyra dhe takime kortezie./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme