Ngjarja e rrallë në Gramsh, njeriu që donte të shndërrohej në fantazëm (30 Janar 1999)
Gramshioti fantazëm kundër dorëzimit të armëve. Vetëm pak ditë pas ndërmarrjes së madhe të dorëzimit të armëve në rrethin e Gramshit ku me atë rast u zhvillua dhe një spektakël, ka dhe nga ata gramshiotë të cilët jo vetëm që nuk janë dakort për të dorëzuar armët e tyre, por edhe propagandojnë një gjë të tillë. Por këtë herë në Gramsh ka ndodhur një mënyrë tjetër propagandimi.
Një i ri nga ky qytet i cili dorëzimin e armëve nga patriotët e tij e shihte si një gjë jonormale, dilte çdo natë i veshur me një pëlhurë të bardhë duke imituar fantazmën bërtiste : “Mos i dorëzoni armët tuaja.” Por fantazma që në fillim frikësonte vetëm fëmijët, u shndërrua në një probëem serioz për të gjithë banorët. Një natë disa të rinj i dolën para fantazmës dhe duke e kujtuar si të tillë i kanë lëshuar një numër të madh plumbash.
Por sigurisht që fantazma nuk ishte e tillë. Plumbat e të rinjve kishin gjakosur trupin e mbuluar me pëlhurë të bardhë. Pasi zbuluan fytyrën ata njohën komshiun e tyre 25 vjeçar i cili sapo kishte ardhur nga emigrimi në Athinë. Për fat ai vetëm sa ishte plagosur dhe ishin po ata të cilët e qëlluan që e dërguan në spital ku iu shpëtua dhe jeta. Kështu ka përfunduar historia historia më e rrallë e kohëve të fundit ku një njeri donte të shndërrohej në fantazëm./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj