Lajme nga Kosova, Ollbrajt, OSBE (30 Janar 1999)
Në mbledhjen e grupit të kontaktit në Londër u vendos që me 6 Shkurt në Francë do të ulen për t’i dhënë zgjidhje konfliktit të vjetër të tyre serbët dhe shqiptarët.
Në një lokal të Prishtines të frekuentuar nga serbët është hedhur një granatë dhe janë plagosur 7 vetë.
OSBE e ndodhur dje në masakrën e Rogovës, ka deklaruar se vrasja e 24 shqiptarëve është një goditje tjetër për punën që përpiqet të bëjë OSBE në konfliktin ballkanik.
Zëvëndëskryeministri serb Vuk Drashkovic ka deklaruar se Kosova duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori