Bashkia për krimin dhe projekti “Qytete të sigurta” (30 Janar 1999)
Bashkia e Tiranës kërkon të parandalojë krimin në kryeqytet. Me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë, Albert Brojka nisi tavolina e rrumbullakët me pjesëmarrjen e funksionarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare, përfaqësuesve të pushtetit lokal e të shoqatave, për prezantimin e projektit “Qytete të sigurta” të financuar nga PNUD, që do të zgjasë tre vjet.
Qytetarëve të Tiranës po ju rritet rreziku për t’u bërë viktima të krimit, tha Brojka, prandaj është e nevojshme të merren masa për parandalimin e krimit dhe të shkaqeve të tij./tvklan.al
Gazetar: Altin Hazizaj