Disa mënyra për ta bërë qenin tuaj të lumtur


Disa mënyra për ta bërë qenin tuaj të lumtur

09:30 04/01/2020

Kur keni qen, jo të gjitha ditët kalohen me përqafime dhe përkëdhelje në kolltuqe.

Ka edhe nga ata që gërvishtin derën për të shëtitur ose kur emocioni i tyre tregon se nuk kanë kaluar një ditë të mirë.

Sidoqoftë, ka disa aktivitete që të kaloni kohë më të mirë duke qëndruar me të.

Të luani duke e trajnuar

Ju duhet ta trajnoni atë me lojëra të ndryshme, si të fshiheni në shtëpi ose dhomë për ta motivuar atë që të bëhet përsëri aktiv.

Shtoji kësaj lojën me fshehjen e diçkaje në njërën dorë dhe kur ta gjejë, ta përqafoni dhe t’i tregoni sa e doni.

Mësojini “hile”

Një mënyrë interesante për ta trajnuar dhe për ta mbajtur të angazhuar, janë edhe lojërat e ndryshme si “kërcim” ose rrotullimet, t’i jepni komandë për tu ulur apo ngritur. Kini parasysh që gjatë këtyre aktiviteteve duhet të mbani të njëjtin ton zëri.

“Foleja e diellit”

Mund të bëni një ambient të shtëpisë vetë, për të, duke e mbuluar me një batanije dhe duke i futur aty të gjitha lodrat e tij. Ai do të ketë një strehë të tij, të cilën ju mund ta shfrytëzoni duke qëndruar me të e duke lexuar  një libër për qefin tuaj./tvklan.al






Të ngjashme