Nesër është shansi i beqarëve për t’u lidhur me njeriun e zemrës


Nesër është shansi i beqarëve për t’u lidhur me njeriun e zemrës

20:47 04/01/2020

Dita e nesërme do të jetë ditë e madhe për beqarët/et që shpresojnë të gjejnë njeriun e tyre të zemrës.

E diela e parë e çdo viti konsiderohet si “E diela e beqarëve”. Zemrat e vetmuara do të kërkojnë të gjejnë partnerin/en e tyre në ato që njihen si “takimet online” në internet.

Dhe për këtë shërbejnë disa aplikacione, sikurse janë Tinder dhe Hinge. Pritet që gjatë ditës së nesërme, këto aplikacione të shënojnë një rritje të numrit të personave të regjistruar, të cilët shpresojnë të gjejnë njeriun e duhur për ta.

Drejtori ekzekutiv i një faqeje në internet për takime, si ‘Inner Circle’, tha: “Beqarët kanë mundësinë më të mirë që të njohin dikë në këtë vit të ri nëse janë aktivë të dielën”.

Aplikacionet Tinder dhe Hinge parashikojnë rritje me 300% të regjistrimeve në faqen e tyre nga persona të cilët janë të interesuar për të krijuar lidhje. /tvklan.al






Të ngjashme