Shtëpia e femijës Zyber Hallulli – (26 Mars 2000)


Shtëpia e femijës Zyber Hallulli – (26 Mars 2000)

14:50 26/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Këto janë dy godinat e fjetjes në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Kjo është streha e 110 fëmijëve pa prindër nga e gjithë shqipëria. 90 fëmijë janë të moshës shkollore 8-vjeçare që rrinë edhe në godinën e veçuar, ndërsa 20 të tjerë është kontigjenti i moshës më të rritur, të cilët ndjekin shkollën e mesme. Tre dhoma të katit të tretë janë ato ku jetojnë 11 femra të cilat i fshihen kamerave.

Dita e diel nuk ka një kujdestar po ashtu edhe çdo ditë jave pas orës 10. Shtatë shkallë të këtij kati me femra ndajnë banesën e djemëve të po kësaj moshe. Jeta ju ofroi këtë fat. Veç familja është ajo që do të kontrollonte çdo veprim të tyre. Dhomat e vogla dhe me zbukurime fotosh për ta thonë shumë pak. Ajo çka flet dhe ju jep më shumë është ambjenti jashtë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme