Tjetër rekord nga Balotelli
Mario Balotelli është njeriu i rekordeve. Për herë të dytë radhazi, sulmuesi italian bëhet futbollisti që shënon golin e parë të dekadës.
Skuadra e tij Brescia humbi sot ndaj Lazio, por Balotelli shënoi golin e parë të takimit që nuk arriti t’i jepte fitoren skuadrës së tij.
Balotelli ka shënuar golin e parë edhe të dekadës së shkuar. Më 6 Janar të 2010, periudhë kur luante për Interin, ai realizoi ndaj Chievos.
Tv Klan