Zoran Milanoviç zgjidhet President i Kroacisë


Zoran Milanoviç zgjidhet President i Kroacisë

17:05 06/01/2020

Mbështetës i faktorit shqiptar dhe integrimit te Ballkanit

Zoran Milanoviç është presidenti i ri i Kroacisë. Ish-kryeministri triumfoi në raundin e balotazhit të së dielës triumfoi me një diferencë në mbështetje prej 6.5% më shumë se rivalja e tij, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç e cila synonte një mandat të dytë.

Kjo fitore e riktheu politikanin e qendrës së majtë në postet e larta shtetërore pas 4 vitesh shkëputje, kur u largua nga posti i kryeministrit të Kroacisë por edhe si kryetar i socialdemokratëve.

Zoran Milanoviç, sot 53 vjeç, ka drejtuar qeverinë e Kroacisë nga viti 2011 deri në 2016-ën, kur ai humbi në zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë qeverisjes së tij u përmbyll edhe procesi i ratifikimit të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian. Po ashtu u zhvillua edhe referendumi për anëtarësimin në BE. Atij i atribuohen shumë reforma të rëndësishme ekonomike dhe vënia në jetë e projekteve infrastrukturore.

Milanoviç shquhet edhe si promovues i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, po ashtu edhe mbështetës i faktorit shqiptar në Ballkan, qëndrim të cilin e ka shprehur qartë edhe me mbështetjen e shtetit të Kosovës. Zgjedhja e tij përkon edhe nisjen e presidencës 6 mujore të Kroacisë të Bashkimit Europian.

Tv Klan






Të ngjashme