Çfarë shkruante Kastriot Reçi 6 ditë para se të vritej
Kastriot Reçi humbi jetën në një atentat me armë zjarri në qendër të Rrëshenit mesditën e sotme. 47-vjeçari është pronar i një televizioni lokal në Lezhë.
Hetuesit dyshojnë se vrasja e tij është pjesë e sagës së hakmarrjeve mes dy familjeve të njohura në Rrëshen, të cilat janë në konflikt prej disa vitesh.
Gjashtë ditë më parë, Kastriot Reçi ka bërë edhe postimin e fundit në rrjetin e tij social në Facebook, duke uruar për Vitin e Ri, por jepte edhe një këshillë.
“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”, shkruante 47-vjeçari më datë 1 Janar 2020.
Sipas burimeve policore, Reçi ka qenë person me precedent penal dhe vrasja e tij mendohet të ketë ndodhur si hakmarrje. Në të kaluarën, tvklan.al ka ndjekur sagën e vrasjeve mes dy familjeve në Rrëshen. /tvklan.al