Programi elektoral i Andrea Manos për Korçën
Autori: Blendi Fevziu
23:33 27/04/2011Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Andrea Mano ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për projektet e tij të zhvillimit dhe vizionin që ka për qytetin.
Lidhur me vështirësinë e kandidimit përballë kryetarit aktual të Bashkisë Korçë, Mano tha: “Fillimisht duket sikur është e vështirë të kandidosh përpara një kandidati që ka qenë 4 vite më parë, por nga ana tjetër është dhe e thjeshtë sepse duke parë ato që janë premtuar dhe që nuk janë bërë nga kryetari aktual i bashkisë, sigurisht që bëhet më e lehtë. Unë besoj që qyteti ka patur një problem shumë të madh këto 4 vite, i cili është dëmtimi i rëndë i traditës së qytetit. Unë jam i mendimit që qyteti i Korçës duhet ta ruajë traditën e saj. Ne nuk kemi nevojë për një qendër që të ketë ndërtime të larta, por për të ruajtur pjesët më të mira të saj”./tvklan.al