Ligji i Radio Televizioneve – (17 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mbledhur sot, miratoi formularët dhe procedurat për aplikim për trasmetim radio dhe televizion kombëtar dhe lokal në zbatim të ligjit për radio dhe televizionet publike dhe private, në republikën e Shqipërisë. Pjestarët e këshillit kombëtar të Radio Televizionit, nisur nga detyrimi ligjor kanë deklaruar publikisht se asnjëri prej tyre nuk do të ketë marrëdhënie pronësie, bashkëpronësie apo interesi me aplikuesit për licensat transmetimi konform ligjit.
Tërheqja e formularëve nga subjektet e interesuara do të filloj në datën 20 Mars dhe do të përfundoj në datën 31 Mars, pranë komisionit parlamentar për mjetet e informimit publik në kuvendin e shqipërisë.
Me miratimin për ligjin për RTV publike dhe private në fund të muajit shtator të vitit ’98 veprimtaria radio-televizive në vend ka mbi krye këshillin kombëtar të RTV. Ky këshill ka të drejtë të zbatoj ligjin, të monitorojë programet televizive dhe të garantoj konkurencën e ndershme në fushën e mediave elektronike. Gjihashtu ky këshill ka të drejt të heq licensat për subjektet private për transmetimin e programeve televizive, sugjeron ndryshimet e legjislacionit dhe rregulloreve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti