Maratona e Këngës Popullore, Nata Gala në Pallatin e Kongreseve


Maratona e Këngës Popullore, Nata Gala në Pallatin e Kongreseve

10:05 20/03/2001

Mbrëmja e fundit e spektaklit të Maratonës së Këngës Popullore dhe Qytetare është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Një mbrëmjë gala ku të gjithë këngëtarët pjesëmarrës gjatë gjithë javëve, konkurojnë për herë të fundit për çmimin e madh. Çmimi i madh të Maratonës është punuar me mjeshtëri nga Argjendari Pirro.

Mbrëmjen e nis një artist mjaft simpatik me një vokal të pastër dhe ka një krijimtari që e merr tematikën nga motivet e Shqipërisë së Jugut. Ai ështe Selami Kolonja i cili në një kohë mjaft të shkurtër arriti të fitojë zemrat e adhuruesve të tij.

Këngëtarja që do të vazhdojë konkurimin është një nga më të preferuarat dhe më në modë të këngës së Shqipërisë së mesme. Ajo është Artjola Toska.

Si e ftuar e mbrëmjes do të perfomojë një artiste e cila ka një stash të gjatë artistik dhe që fare mirë mund të ishte dhe konkurente në këtë edicion të Maratonës. Ajo është Myfarete Laze.

Fondacioni muzikor Dhora Leka,do të zgjedhë një nga këngëtarët pjesëmarrës i cili do të mbartë dhe çmimin me emrin e këtij fondacioni. Është pikërisht zonja Leka e cila e jep këtë çmim. Këtë trofe e fiton Grupi i Fierit.

Konkuruesit e rradhës janë dy vëllezër të cilët vazhdojnë të ndjekin gjurmët e këngëtarëve të mëdhenj. Ata janë Vaskë dhe Dhimitër Curri që sjellin motivet e muzikës përmertare.

Agim Saliu ka marrë pjesë në cdo aktivitet të organizuar në qytetin e tij dhe hyn denjësisht në kategorinë e artistëëve të shquar të qytetit të Elbasanit.

Numri i rradhës paraqitet si mjaft i veçantë me instrumentistët si Et’hem Qerimi dhe profesorët e violinës klasike Lorenc Radovani dhe Ramazan Peku dhe orkestruesin Fatos Qerimi. Ky numër është realizuar enkas për Maratonën e Këngës Popullore.

Çmimi i dytë për protagonistët  e mbrëmjes gala i cili jepet nga një nga anëtaret e jurisë Zana Shuteriqi, është pikërisht çmimi i karrierës. Ky çmim shkon pikërisht për këngëtaren Fatmira Breçani.

Interpretuesja e rradhës ka gjurmuar vazhdimisht me kujdes prezantimin e saj artistik në hapësirën e pafundme të Shqipërisë së Mesme. Valbona Mema , interpreton me orkestrën e saj këngët tiranase.

Kori i Akademisë së Arteve vjen me një numër përshëndetës . Kori i vajzave drejtohet me mjeshtëri nga arstisti i merituar Milto Fato.

Çmimin e rradhës e jep Bashkia e Tiranës nga kryetari Edi Rama. Bashkia e Tiranës ka qënë një nga mbështetësit më të mëdhënj të Maratonës. Çmimin si interpretuesi i ri më i mirë shkon për Iris Bega.

Këngëtari që vijon garën ka një karrierë të gjatë artistike dhe njihet si bilbili i këngës shkodrane. Ai është Bujar Qamili.

Dy motrat Libohova ndajnë sëbashku suksesin dhe famën. Në natën Gala të Maratonës së Këngës ata sjellin hitet e tyre ndër vite.

Këngëtarja Vera Laçi ka marrë pjesë në shumë spektakle muzikore folklorike. Sonte ajo vjen me një kolazh muzikor folklorik.

Ashtu siç ka qënë rutinë në këto pesë muaj të Maratonës së Këngës Popullore, mbyllja e spektaklit bëhej nga një kolazh këngësh të përgatitur nga artistët konkurues të çdo mbrëmje dhe nga kompozitori Edmond Zhulali. Në këtë mbrëmjë gala ky kolazh do të interpretohet nga balerinët e njohur Anbeta Toromani, Albi Nako, Rudina Magjistari dhe regjisori Bledar Laço.

Osman Mula prezanton çmimin e Portës së Fatit të cilin e meritojnë motrat Libohova.

Këngëtarja që vazhdon konkurimin përfaqëson qytetin e Korçës dhe kulturën e tij. Ajo është Laza Rela. Hysni Zela është përfaqësuesi më i mirë i muzikës myzeqare. Me një zë brilant ai vjen me një kolazh.

Parodistët e Vlorës përshëndesin me një numër special parodish dhe këngë nga treva të ndryshme të Shqipërisë. Gjithashtu trupa e baletit Klan interpreton me një numër të shkëlqyer koreografik.

Pas një spektakli të vërtetë të dhuruar nga artistët konkurues por dhe ata të ftuar vjen momenti I ndarjes së cmimeve. Gaqo Çako ndaj çmimin e tretë i cili shkon për artisten Valbona Mema. Çmimi i dytë jepet nga Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj i cili shkon për Aurela Gaçe. Çmimi i parë jepet nga Ministria e Kulturës Esmeralda Ruçi dhe shkon për artistin Bujar Qamili./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari






Të ngjashme