Mijëra euro në çantë, 27-vjeçarit i dështon plani në Rinas


Mijëra euro në çantë, 27-vjeçarit i dështon plani në Rinas

13:02 09/01/2020

Me 20 mijë euro në çantën e shpinës, një 27-vjeçar ka tentuar të kalojë në aeroportin e Riansit, por është pikasur.

Policia Kufitare e Rinasit gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., banues në Durrës dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur në çantë paratë, të cilat nuk i kishte deklaruar në doganë.

Ndaj të riut ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”. /tvklan.al






Të ngjashme