Alberto Rancini për vizat Italiane – (13 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Alberto Rancini, pronari i disko-klub “Marikaj”, i akuzuar nga prokuroria italiane si pjestar i një rrjeti kriminal që merej me tregëtinë e vizve e ka kundërshtuar dje për Tv Klan padinë që i kanë ngritur hetuesit italian. Sipas këtyre të fundit në vilën e Marikaj behej dorëzimi i parave për vizat që shkonin nga 1000-1500 dollarë dhe po këtu plotësohej dokumentacioni fallso që i çhej konsullatës.
Gjithnjë sipas prokurorisë italiane Rancini ishte njeriu që bënte lidhjet nëpërmjet të njohurve të tij shqiptar midis qytetarëve që kishin nevojë për viza dhe grupit që vepronte brenda në konsullatë. Në një intervistë për Tv Klan Alberto Rancini sqaron:
Alberto Rancini:- “Ka gati 5 vjet që përflitet një trafik i tillë dhe në këto momente mua dhe personave të tjerë të ambasadës Italiane në shqipëri, që nuk janë diplomat por që punojnë aty më kanë përdorur si justifikim të këtij trafiku, për të treguar që kanë bërë diçka në parandalimin e tij”.
Gazetarja:- A e njihni Adriano Montin dhe keni pasur lidhje me të?
Alberto Rancini:- “Unë e njoh shumë mirë atë e di çfarë bën dhe me se meret. Jam ankuar disa herë ambasadorit për lëshimin e vizave që bënte konsulli Adriano Monti. Në asnjëherë nuk kemi pasur marrëdhënie të mira me të”.
Gazetarja:- A keni pasur lidhje me Gentiana Ballën dhe Stefan Rufën?
Alberto Rancini:- “Gentianën se njoh fare ndërsa me Stefanin kam 9 vjet që punoj. Nuk kam asnjë djeni përsa i përketë akuzave për trafikun e vizave dhe nuk e di përse kanë përdorur emrin tim. Unë i kam ndihmuar shqiptarët për viza në lidhje me bizneset e tyre. Kam qenë një garanci prezente për të gjithë shqiptarët që kanë pasur këtë nevojë’.
Në pesë faqet e organt të akuzës thuhet se në krye të grupit që merrej me tregtinë e vizave ka qenë vetë konsulli Adriano Monti. Personat e dyshuar janë thirrur për të deponuar në Romë./tvklan.al