Kirurgjia plastike, si të mbetesh i ri


Kirurgjia plastike, si të mbetesh i ri

Autori: Blendi Fevziu

23:37 14/03/2011

Kirurgjia plastike është një ndërhyrje mjekësore, e cila bazohet në korrigjimin e formës apo funksionit. Me kalimin e viteve këto ndërhyrje janë vënë akoma më shumë në funksion të kërkesave dhe dëshirave të pacientëve, por si qëllim kryesor kanë sjelljen në normalitet të dëmtimeve apo deformimeve të lindura apo të krijuara gjatë jetës.

Ndërhyrjet plastike janë nga më të ndryshmet, por më të përhapurat janë ato në lëkurë, hundë, veshë, gjoks, buzë, mollëza, bark dhe fundshpinë. Megjithatë, në ditët e sotme, falë përparimit të mjekësisë dhe mikrokirurgjisë, çdo gjë është e rinovueshme, mjafton të jetë i qartë objektivi dhe shuma e konsiderueshme e parave.

Për të diskutuar mbi kirurgjinë plastike, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar gjinekologia dhe drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Mojsiu, gazetarja Iva Tiço, drejtuesja e një reviste Mirela Sula, drejtuesja e një qendre estetike, Lida Hoxha, modelja Aurela Hoxha, drejtuesi i një reviste Arian Konomi, gazetari sportiv Dritan Shakohozha dhe komentatori Blendi Salaj./tvklan.al






Të ngjashme