Dhoma e Ulët “kufizon” Trumpin
Miratohet rezoluta që i pengon vendimmarrjen për luftë me Iranin
Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan miratoi me shumicë votash rezolutën që kufizon vendimmarrjen e Presidentit Trump për ushtrinë në rast konflikti të armatosur me Iranin.
Rezoluta u hartua dhe u miratua me mbështetjen e shumicës demokrate.
Sipas kësaj rezolute, Presidenti nuk mund të urdhërojë ushtrinë të ndërmarrë veprime kundër Iranit, deri kur të vendosë Kongresi.
Megjithatë, kjo rezolutë kërkon edhe miratimin e Senatit që të hyjë në fuqi, por Dhoma e Lartë e Kongresit kontrollohet nga republikanët e Donald Trump.
Këtë rezolutë, Shtëpia e Bardhë e konsideroi qesharake.
Tv Klan