ISHP: Nuk ka epidemi meningjiti


ISHP: Nuk ka epidemi meningjiti

14:33 10/01/2020

“Vetëm një rast i konfirmuar, 2 po verifikohen”

Publikimi në media i 3 rasteve që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalet e Tiranës dhe Durrësit ka nxitur Institutin e Shëndetit Publik të sqarojë se nuk kemi të bëjmë me një epidemi të meningjitit. I konfirmuar është vetëm rasti i një polici 27-vjeçar.

“Raste të infektuara nga meningjiti kemi çdo vit, por nuk kemi epidemi. Nuk ka asnjë vend për shqetësim dhe panik. Nuk kemi epidemi. Kjo është arsyeja që ai person të ketë pësuar një fat të keq pavarësisht mjekimit. Janë marrë masa të caktuara. Nuk ka rrezik”.

Bino flet edhe për 33-vjeçaren që humbi jetën në spitalin e Durrësit, por që sipas saj, nga të dhënat e para nuk ka ardhur si pasojë e gripit.

“Rasti në Durrës kanë ardhur mostrat dhe po analizohen, nuk ka patur shenja për këtë sëmundje. Ndërkohë ne kemi vetëm një rast me meningjit”.

ISHP është duke vlerësuar ndërkohë 2 raste të tjera, por nuk mund të japë një përgjigje pa daljen e rezultatit të analizave. Ky institucion thotë se aktualisht jemi në sezonin e gripit, por nuk ka pasur intensitet më të lartë se vitet e kaluara.

Meningjiti shkaktohet nga një lloj bakteri i veçantë, i cili prek shtresat mbrojtëse të trurit. Sëmundja shoqërohet me temperaturë të lartë, vjellje dhe dhembje të forta koke, që çojnë deri në humbje të jetës, në rast të neglizhimit të simptomave. 

Tv Klan






Të ngjashme