Shqipëria debuton në Lojërat Dimërore Rinore
Ezio Leonetti zhvillon garën e parë në Lozanë 2020
Shqipëria debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore Rinore që po zhvillohen në Lozanë.
Ecio Leoneti, i vetmi përfaqësues në këtë aktivitet zhvilloi të premten garën e super gjigandit, duke u renditur i 48 mes 65 konkurrentëve.
Leoneti vendosi kohën 1 minutë e 19 të qindtat. 17-vjeçari do të marrë pjesë edhe në gara të tjera të Lojërave Olimpike Dimërore Rinore.
Tv Klan