Maratona e Këngës Popullore 2, Fieri (03 mars 2003)
Maratona e Këngës është ndalur në qytetin e Fierit ku konkurojnë pesë konkurentë të diskofolkut. Natën e sotme e hap konkurenti i parë. Ai është pjesëtar i grupit “The dreams” ku secili prej tyre ka vendosur të konkurojë të shoqëruar nga një partnere këngëtare. Soni shoqërohet nga këngëtarja Orinda Huta dhe kënga që kanë zgjedhur të perfojmojnë titullohet “ Xhan xhan vetullaholla” të riorkestruar nga Shpëtim Saraçi.
Konkuretët e dytë janë një grup nga Fieri dhe quhen pikërisht Grupi i Fierit. Në edicionin e parë të Maratonës ata janë vlerësuar me çmimin “Dhora Leka”.
Si në çdo puntatë të Maratonës së Këngës,një kënd i vecantë i është kushtuar dhe kuzhinës së çdo qyteti. Kuzhinieri Haziz Soto ka treguar cdo shije të gatimeve të qytetit të Fierit.
Konkurentja e rradhës e diskofolkut nga kënga në këngë hedh gjithmonë një hap të sigurtë. Ajo po identifikohet si një artiste vërtetë e afë dhe profesioniste. Me këngën “Hodha një lule në ferrë” orkestruar nga Sajmir Çili interpreton Juliana Pasha.
Konkurentët e tretë janë një grup nga Podujeva me emrin “Five Plus”.Ky grup luan muzikë pop dhe sonte interpretojnë me këngën “Syjeshilë”e orkestruar nga Naim Krasniqi.
Për konkurenten e rradhës, pasionin për muzikën të lehtë dhe atë popullore ka 20 vite që e mban pranë. Ajo ka eksperiencë dhe një reportor mjaft të pasur. Me një këngë të orkestruar nga Tish Daia të titulluar “Si tja bëj moj xhane” interpreton Burbuqe Rada.
Konkurenti i fundit vjen nga Maqedonia i cili konkuron me këngën “Bien tri gajre” . Kjo këngë është e orkestruar nga Adem Ymeri dhe këndon Mustafa Ymeri./tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari