Ibrahimoviç gjen golin
Shënon dhe i siguron fitoren ekipit të Milan
Zlatan Ibrahimoviç rikthen fitoren te Milan. Suedezi e nisi si titullar ndaj Cagliari, duke shënuar edhe golin që siguroi suksesin 2-0. Një fitore që merr shumë vlera, pasi u arrit pas 1 muaji vuajtje për Milan dhe për më tepër në fushë kundërshtare.
Afrimi i merkatos së Janarit, Ibrahimoviç ishte një ndihmë e madhe për skuadrën në këtë ndeshje, e dyta për të në këtë sezon. Ibra krijoi rrezik të vazhdueshëm përballë portës kundërshtare dhe në minutën e 64’ realizoi një gol manuali.
Kjo e bën shënuesin më të moshuar për këtë sezon 38 vjeç e 100 ditë. Mosha me sa duket është thjeshtë një numër për sulmuesin shtatlartë. Në Serie A ai ka lënë shenjë në të kaluarën, pasi është shpallur dy herë shënuesi më i mirë.
Tv Klan