Bilanci i një viti qeverisje i kryeministrit Sali Berisha
Autori: Blendi Fevziu
23:46 16/09/2010Emisioni “ Opinion” mbrëmjen e sotme ka sjellë intervistën me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Fokusi i bisedës ishin zhvillimet më të fundit politike të këtij sezoni që sapo ka nisur, por edhe bilanci i një viti qeverisje sepse sot bëhet një vit, që kryeministri Berisha ka riformuar kabinetin e tij pas zgjedhjeve të 28 Qershorit të vitit 2009.
Në pjesën e dytë, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të drejtorit të gazetës “Panorama” Andi Tela, drejtores së gazetës “Shqiptare” Anila Basha, kryeredaktor i gazetës “Shekulli” Ened Janina, kryeredaktor i gazetës “Mapo” Arion Sula, kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” Edison Kurani./tvklan.al