Jeta e Lorik Canës
Autori: Blendi Fevziu
23:58 23/05/2012Futbollisti Lorik Cana ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku foli për karrierën e tij sportive në Shqipëri dhe jashtë saj, familjen, si dhe për jetën e tij private.
I ati i tij, Agim Cana ishte ai që e frymëzoi Lorikun të bëhej futbollist. Për këtë Cana u shpreh: “E kam filluar futbollin në një fshat afër Lozanës, në moshën 8-vjeçare. Kam qëndruar 2 vjet aty. Që nga mosha 9-vjeçare kam qenë rregullisht me shkollat e futbollit. Babi luajti deri në vitin ’92, filloi punë në Zvicër, por kohën më të madhe të tij është angazhuar pas meje. Dëshira e tij ishte që të bëhesha futbollist profesionist dhe të arrij në futboll. Që kur isha 9 vjeç e deri në moshën 19-vjeçare babi nuk ka humbur asnjë stërvitje”. /tvklan.al