Stresi dhe të sëmurët me zemër – (7 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Problemet ekonomike, sherret në familje, në punë dhe rrugë. Politika dhe ngjarjet e përditshme, renditen në vendet e para të shkaktarëve psikologjik të stresit. Ata që kanë sadopak njohuri për pasojat e stresit, e dinë se tronditjet nuk kalojnë pa lënë gjurmë në shëndet. Përveç sistemit nervor më të rënda janë pasojat në zemër.
Sipas vëzhgimit të kardiologëve intelektualët preken më lehtë. 10-20% e pacientëve kardiak të shtruar në spital janë të rinj. Nga ana tjetër kardiologu i njohur Anesti Kondili shton.
Anesti Kondili:- “Ne kemi pasur të sëmurë që pas një stresi emocional që mund të jetë i çfardo lloji qoftë ai të ketë pësuar dhe të vij me një infrakt miokardi. Pra stersi është dhe faktor i zgjidhur dhe faktor shpërthyes. I kam bërë thirrje shqiptarëve që të jenë miq me njëri-tjetrin dhe jo të akgresojnë njëri-tjetrin”.
Numri i të sëmurëve kardiak arriti kulmin në vitin ’97 dhe që nga ajo periudhë stresi vazhdon të godas me të njëjtin ritëm zemrat e shqiptarëve./tvklan.al