Avantazhet dhe disavantazhet e turizmit në Shqipëri
Autori: Blendi Fevziu
23:38 09/09/2010Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme e vendosi fokusin tek turizmi shqiptar. Ai është një sektor i i cili po merr një rritje të madhe nga viti në vit, por kritikat në lidhje me zhvillimin e tij gjithashtu nuk mungojnë. Por çfarë po ndodh me turizmin shqiptar? Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat përballet, por edhe avantazhet e tij?
Për të diskutuar për këto çështje të ftuar në studio ishin Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, ish zv/kryeministër Dashamir Shehi, deputetja e PDIU-së Mesila Doda, analisti Andrea Stefani, kryetar i Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka, drejtori i përgjithshem i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare./tvklan.al