Greva e urisë e Partisë Socialiste
Autori: Blendi Fevziu
23:57 11/05/2010Greva e urisë e rreth 20 deputetëve socilistë dhe një grupi mbështetësish të tyre ka nisur që prej mbasdites së 30 Prillit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas një deklarate të Partisë socialiste protesta do ndërpritet kur të bëhet transparenca e plotë e proçesit zgjedhor të 28 Qershorit
Për të diskutuar për këtë çështje i ftuar në emisionin “Opinion” ishte ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko. Në fillim të intervistës në lidhje me grevën ai u shpreh: Mendoj se duhet parë në kontekstin e asaj që ka ndodhur në Shqipëri. Greva e urisë nuk duhet parë si një aksion i mirëfilltë politik, por duhet parë si një reagim i një situate, një konteksti politik të krijuar në Shqipëri. Mendoj se Partia Socialiste i kërkoi të gjitha format e bashkëpunimit dhe dialogut me Partinë Demokratike./tvklan.al