Arrestimet për tërmetin në Tiranë, gazetari Vija: Mungonte studimi sizmologjik


Arrestimet për tërmetin në Tiranë, gazetari Vija: Mungonte studimi sizmologjik

22:20 15/01/2020

Gazetari i Tv Klan Ermal Vija ka shpjeguar përgjegjësinë konkrete të të arrestuarve në Tiranë pas hetimeve të Prokurorisë për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Vija shpjegoi se ish-drejtuesit e komunave janë ndaluar për shkak të dhënies së lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. Në ndërtimet mbi 7 kate mungon studimi sizmologjik.

“Ish-zyrtarët kanë pasur në dorë miratimin e lejeve të ndërtimit, por i kanë ndërtuar lejet e ndërtimit në kundërshtim me ligjin, sepse sipas hetuesve, kanë munguar studimi sizmologjik për ndërtesat mbi 7 kate. Është një dokumentacion i rëndësishëm. Të gjitha objektet që janë mbi 7 katet e kanë të detyruar të kenë të përpiluar studimin sizmologjik.

Përsa i përket personave që kanë qenë ndërtues, kanë patur për të ndërtuar objekte 5 kate dhe i kanë ndërtuar 7-10 kate. Arkitektët dhe inxhinierët kanë pasur detyrë të ndiqnin ndërtimet. Secili prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arresti ka pasur përgjegjësi konkrete”, u shpreh gazetari Ermal Vija. /tvklan.al






Të ngjashme