Përgatitjet për “Miss Shqipëria 2000” – (8 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Konkursi mbarë kombëtar i “Miss Shqipëria 2000”, nisi sot rrugën e bukur e të vështirë të organizimit të tij. Sot në ambjentet komode të Tv Klan erdhën për tu paraqitur për seleksionimin përfundimtar me dhjetra vajza të interesuara për kurorën e artë të “Miss Shqipëria 2000”. E vetmja e aftë të konkuroj në konkursin europian e të mirëfillt të ligjëruar të këtij karakteri si Miss Europa 2000, që këtë vit zhvillohet në Monte Carlo të Francës.
Mbizotëruan në ditën e parë të seleksionimit vajza nga kryeqyteti që përballa një komisioni të përbër nga profesionistë e që përbëjnë emrat kryesor të stafit të “Miss Shqipëria 2000”, sfiluan pa drojë e më dëshirën për të qenë finalistet e spektaklit të madh që do të zhvillohet në Butrint në ditët e para të Majit.
Komision i seleksionimit i përbërë nga Agron Aliaj koreograf, Jorgo Papingji skenarist, Vangjush Leka drejtor fotografie, Joni Kraja skenograf dhe misset e njohura shqiptare Monika Zguro, Hygerta Sako dhe Eneida Xhelili si dhe nga anëtar të tjerë vazhdojnë punën edhe në këto momente.
Në ditët e ardhshme do të shpallen dhe 21 finalistet që do të përfaqësojnë shqipërinë zyrtarisht në konkursin e madh të së bukrës shqiptare “Miss Shqipëria 2000”. Për herë të parë në historinë e tij ky konkurs bukurie zhvillohet në Butrint, duke e ligjëruar këtë të fundit si qytetin e miseve dhe do të transmetohet direkt nëpërmjet valëve satelitore në Tv Klan./tvklan.al