Disko Lajme – (9 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Dje romët festuan ditën e tyre ndërkombëtare. Në këtë festë fëmijët romë bënë thirrje të ndalohej diskriminimi rracor, por vetë ata në këtë ceremoni në vend ti këndonin dorës së tyre i thurën lavde dorës së bardhë. Dhe në këto raste po nuk deshe veten nuk të do askush, këtë e konfirmon edhe kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Por Ruçi nuk e ka provuar se ç’dashuri ka opozita jo vetë për vete. Shihni dorën e ngrohtë të Berishës në supin e gazetares.
Javën e kaluar shikuesit tonë i mungoj konferenca e shtypit e kryetarit të PDK Zef Bushati, për të mos ja harruar portretin ju ftojmë të ndiqni pamjet e një mbledhje tjetër partie.
Ambasadori i OSBE-së Ahrens, e pati të vështirë këtë javë kur shkoi tek zyra e Nanos në PS. Nëpër shkallë ai harroi sinjalin, a të hipte në katë të dytë dhe të trokiste dy herë, a të hipte në kat të tretë dhe të trokiste tre herë. Megjithatë këshilla jonë është përsëritja të paktën 6 herë.
Dhe së fundmi të nderuar shikues një njoftim. Njoftohet presidenti i republikës Mejdani të vijë pranë kompanisë Klan të tërheq paratë për spotin. Nëse për reklamat e tjera ne kemi paguar misse, spotin tonë këtë radhë e bëri vetë Rexhep Mejdani./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari