Makina plot me drogë, 40-vjeçarit i dështon plani
Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 63.7 kg kanabis në një automjet.
Shërbimet e Policisë Kufitare, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.
Pas kontrollit të imtësishëm, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike.
Specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva.
Në pranga është vënë sheforei i automjetit, A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë. /tvklan.al