Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder


Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder

23:20 19/01/2020

Sëbashku që nga Korriku i 2017

Dashurinë e kishte në mendje dhe e gjeti, por nuk i zgjati shumë. Rihanna, ylli i muzikës R&B duket se i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin saudit Hasan Xhamil. Lajmi bëhet i ditur nga e përjavshmja US Weekly, që shkruan se ata kanë qenë bashkë prej Korrikut të vitit 2017. Por lidhja e tyre nuk ka qenë shumë publike.

Pikërisht për këtë fakt edhe shkaqet e ndarjes nuk janë shumë të qarta. Burime për mediat amerikane bëjnë të ditur se edhe pse ata kuptoheshin dhe bashkëvepronin shumë mirë në çift, Rihanna ishte tip tepër gazmor dhe e egër, ndërsa Hasani shumë serioz.

Në Qershor të vitit të kaluar Rihamna e pranoi marrëdhënien romantike me Xhamilin me të cilin janë të një moshe, 31-vjeç. Po ashtu ajo nuk e fshehu as dëshirën për t’u bërë nënë së shpejti dhe ndoshta këto plane nuk i kanë shkuar mbarë me këtë lidhje.

Tv Klan






Të ngjashme