Dhunon në lokal ish-bashkëshorten, arrestohet 27-vjeçari
Është arrestuar mëngjesin e sotëm një 27- vjeçar nga Shkodra, pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vasil Shanto të qytetit, ku në ambientet e një lokali, 27-vjeçari me inicialet F. L. ka dhunuar fizikisht 27-vjeçaren, e cila rezulton të jetë ish-bashkëshortja e tij.
Materialet i kanë kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa nuk dihen motivet e sherrit. /tvklan.al