Fluturime Prishtinë-Beograd, Rama: Paqja nuk fitohet me mjetet e luftës
Kryeministri Edi Rama përshëndeti marrëveshjen e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës që nënshkroi të hënën në Berlin me kompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd.
Rama citon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se ky vendim është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”.
Duke përmendur edhe Ramush Haradinajn, Rama thotë se bëri mirë që e përshëndeti këtë hap.
“Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama.
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap👍 Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit👎
— Edi Rama (@ediramaal) January 20, 2020
/tvklan.al